Site icon PORTALB

LD reagon ndaj shtyrjes së seancës të Komisionit për sistem politik

Pavle Trajanov, LD

Pavle Trajanov

­ Lidhja Demokratike reagon ndaj shtyrjes të sotme të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ku duhej të shqyrtohet Raporti i Prokurorisë Speciale Publike.

“Shqyrtimi i raportit në seancën publike ishte bazë e mirë për të parë se çfarë ka punuar kjo prokurori, si zhvillohet bashkëpunimi me gjykatat, Prokurorinë Publike, si dhe me institucionet e tjera”, thuhet në kumtesën e LD-­së. Me rëndësi të veçantë është, siç është theksuar, të vlerësohet nëse ka obstruksione dhe cilat institucione e pengojnë punën e PSP­së.

Nga Lidhja Demokratike shpresojnë që Komisioni sa më shpejt të mbajë seancë ku do të sillen konkluzione për mbështetjen e PSP­së, inkurajimin që të punojë në mënyrë profesionale, me përgjegjësi, në mënyrë joselektive dhe transparente, si dhe të angazhohen të gjitha institucionet shtetërore të bashkëpunojnë me këtë prokurori.

Exit mobile version