Site icon PORTALB

“Skandalet” nëse nuk konfirmohen, nuk duhet të botohen

Nga teksti i Agjencisë Zhurnal për dhënien e shtetësisë së Maqedonisë

[Recension-Skandal: Mbi 5000 qytetar nga Kosova dhe Shqipëria marrin nënshtetësi maqedonase brenda 24 orëve?!]

“Një skandal po e tronditë Maqedoninë. Më shumë se 5000 qytetar nga  Kosova që njihen si “goran” dhe banorë të Shqipërisë të cilët deklarohen se janë maqedonas në mënyr eksprese kanë siguruar nënshtetësi të Maqedonisë mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal…Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka mësuar marshutën se si qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë  kanë siguruar nënshtetësi maqedonase brenda 24 orëve”

Shumë e madhe, për t’u kapërdirë menjëherë si e vërtetë. Ky lajm po ta shohësh nga e para pa u thelluar, duket kredibil. Flet me siguri të madhe, sikur ka prova të pakontesueshme për këtë pohim. Titulli është mjaft tërheqës, po ashtu edhe teksti. Por, pasi që e mbaron së lexuari, kupton se asgjë prej asaj që është thënë nuk është e vërtetuar, ose e është mbështetur me fakte adekuate.

Linku deri te artikulli origjinal: Skandal: Mbi 5000 qytetar nga Kosova dhe Shqipëria marrin nënshtetësi maqedonase brenda 24 orëve?!

Data dhe koha e publikimit: 16.03.2016

Data e recensionit: 18.03.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Gjithçka në këtë përmbajtje është sipas asaj që ka ‘mësuar’ media. Por, vallë një medie duhet të tregojë ndonjë informatë  që shikuesit “doemos” duhet ta besojnë me sy mbullur, pa ju ofruar fakte?

“Zhurnal mëson se nënështetësit janë dhënë gjatë 6 vitet e fundit, me saktesisht nga viti 2010-2015 duke shkelur të gjitha ligjet e Maqedonisë, pasi këta qytetar duke mos përmbushur asnjë kusht kanë marur nënshtetësi të Maqedonisë”

Ky pohim është edhe më serioz, por, ç’është e vërtetë, ai mund të dëshmohet në mënyra të ndryshme. Gjatë viteve në mediat në Maqedoni janë bërë tema të ndryshme të lidhura me çështjen e shtetësisë – duke filluar nga dhëniet e shtetësive për manipulime zgjedhore, e deri te mungesa e shtetësisë për shumë qytetarë në thuajse të gjitha qytetetet e vendit, ose rastet e shumta të qytetarëve me origjinë nga Kosova e Shqipëria që kanë lindur dhe po vdesin në Maqedoni pa figuruar si shtetas të saj. E, më tej, mund të shtrohet edhe pyetja se si ndodh që përnjëherë dikush të marrë shtetësinë, edhe atë pa plotësuar kushtet, nëse mijëra persona me të gjitha kushtet e plotësuara nuk kanë marrë shtetësinë.

Përmbajtja ka shkuar edhe më tej, duke përshkruar pak më hollësisht mënyrën se si qytetarët kanë marrë shtetësinë. E, e gjithë kjo është shkruar pa ofruar asnjë fotografi, dokument ose dëshmi që do të tregojë drejtpërsëdrejti procesin e marrjes së shtetësisë jashtë ligjit.

“Banorët  nga Kosova të njohur si “goran” kanë ardhur në sportelet e MPB-së në Shkup, kanë mbushur formularët dhe kanë aplikuar me garancë të zyrtarëve të një partie maqedonase. Të nesërmen nënshtetësin e kanë marur në dorë në të njëjtin sportel. Por për të mar këtë nështetësi në form eksprese aplikanti duhej të deklarohet se është maqedonas nga Gora e Kosovës, apo maqedonas nga Shqipëria”

Pasi që sqarohen të gjitha pengesat për ardhje deri tek shtetësia, që janë veçmë të njohura për opinionin, në përmbajtje ceket se agjencia “do të kërkojë sqarim” nga MPB-ja lidhur me rastin që e ka mësuar dhe apelon për zbardhjen e skandalit. Nga korniza e mediumit, përmes rolit të analistit apo njohësit të rrethanave, dilet në rolin e partisë politike ose ndonjë organizate që merret me këto çështje.

Ky lajm, i cili edhe pse duket që mund të jetë i vërtetë, nuk mund të merret me këtë lehtësi dhe joprofesionalizëm. Thënia se sqarimi i policisë do të kërkohet në të ardhmen, si dhe mungesa e provave apo dëshmive, tregon se autori nuk është munduar të kontaktojë policinë, ndonjë institucion ose organizatë relevante, e as ndonjë qytetar, i cili ka arritur ta marrë shtetësinë në mënyrë “eksprese”. Verifikimi i lajmeve është i shenjtë, sidomos për pohime të tilla aq serioze, prandaj nuk mjafton që përmbajtja të bazohet vetëm te burimi i Agjencisë që e ka shkruar lajmin. Po që se bëhet fjalë për burim që insiston në anonimitet (që nuk indikohet askund në tekst), gjë që gazetari e ka për detyrë ta mundësojë, ai duhet prapëseprapë të gjejë mënyrë të tërthortë që t’ia dëshmojë publikut relevancën e burimit, por pa cënuar sigurinë dhe anonimitetin e tij (psh – vallë bëhet fjalë për burim nga MPB-ja? Ose, për qytetar që ka kaluar këtë ‘procedurë’, apo ndonjë të afërm të tij, dëshmitar të saj?).  Rëndësinë e vërtetësisë së lajmit dhe konfrimimit të tij e thekson edhe neni i parë i Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë ku thuhet se:

Exit mobile version