Për vizitë në Prokurorinë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve sot ishte kryeprokurorja në Drejtorinë kombëtare për antikorrupsion në Republikën e Rumanisë, Laura Kodruta Kovesi.
Në takim, siç thuhet në kumtesën e faqes së PSP-së, është biseduar për më shumë tema nga interesi i punës së këtij institucioni, ndërsa janë këmbyer edhe përvoja nga aspekti i ballafaqimit me sfidat në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen institucionet gjatë luftës së këtillë.