Site icon PORTALB

Basha sjell nga SHBA-ja 3 propozimet për Reformën në Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ka zbuluar disa nga propozimet e opozitës për reformën në drejtësi.

Në një takim me drejtuesit e Vatrës në SHBA, Basha tha se në takimet që pati më zyrtarët amerikan, mori mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Për Partinë Demokratike, sipas Bashës, tre janë prioritetet kryesore.

Votimi dhe numërimi elektronik, kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë si dhe auditimi i rreptë i partive politike në aspektin se sa para shpenzojnë.

“Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit.

Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme.

Po ta shikojmë vetëm matematikisht është biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet. Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i parikthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”-tha Basha.

Exit mobile version