Askush nuk dëshiron të mbjell në borë, autobusët bosh

Qytetarët nuk janë të interesuar që të bashkëngjiten në aksionin për mbjelljen e fidaneve, e cila organizohet sot në të gjithë vendin. Bora, i ka kthyer qytetarët nga qëllimi që të marrin pjesë në këtë aksion që paraqet rrezik për dështimin e aksionit.

Transporti i organizuar që duhet ti mbart qytetarët, deri më tani është i papërdorshëm. Në disa stacione të autobusëve në Shkup, qëndrojnë autobus të parkuar në pritje të qytetarëve, por rinë të shprazur sepse nuk ka të interesuar.

Njëri nga transportuesit, thotë se nga mëngjesi  vetëm katër qytetarë kanë qenë të interesuar, ndërsa autobusët nuk mund të nisen deri sa të bëhen 40 veta.

Njëri nga vozitësit e autobusit, thotë se nga ora 9 qëndron në stacion dhe asnjëherë nuk ka shkuar në lokacionin e duhur ku duhet të mbillet dru. Ai thotë se nuk ka interes nga njerëzit. “Vitin e kaluar kishte më shumë njerëz, por kësaj radhë si duket bora i ka penguar”, thotë vozitësi I autobusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button