Site icon PORTALB

Obama në Kubë, takim me dyer të të mbyllura me Kastron

Obama në Kubë

Pas vizitës së presidentit Obama në Kubë, pas 9 dekadave, e cila u cilësua si vizitë historike, Obama pritet të takohet më vëllain e Fidel Castro, Raul Castro, i cili është gjithashtu presidenti aktual i Kubës, shkruan The Guardian. Takimi do të jetë zyrtar dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

Të dy presidentët priten të dalin për shtyp pas takimit. Më pas, Obama do të ndjekë një aktivitet për të nxitur sipërmarrësit e bizneseve e më pas, ai dhe gruaja e tij Michele do të takohen përsëri më presidentin Castro për një darkë shtetërore në Pallatin e Revolucionit, transmeton Syri.net

Exit mobile version