Site icon PORTALB

Ivanov: Duhet t’i jepet fund krizës politike dhe ndarjes politike humbëse në Maqedoni

Gjorgje Ivanov

Gjorge Ivanov

Dërgimi i porosisë së qartë se korridoret migruese janë mbyllur, krijimi i kushteve për paqe dhe stabilitet dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm në vendet e origjinës, si dhe pranimi i qasjes së përbashkët në luftën kundër migrimit ilegal janë të domosdoshme për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, porositi presidenti Ivanov në fjalimin e tij në konferencën e sotme “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në kushte të krizës migruese dhe të refugjatëve”.

Ivanov në fjalimin e tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë porositi se përveç sfidës, kriza migruese është edhe mundësi për kthim të ndjenjës për shtetësi dhe përgjegjësi te partitë politike në Maqedoni, edhe nga pushteti edhe nga opozita.

Sipas presidentit Ivanov specifike për rutën e refugjatëve është ajo që kur të mbyllet njëra, hapen ruta tjera, si dhe se ne e dimë se prej ku vijnë rutat e refugjatëve, por nuk e dimë se prej ku kthehen, për çfarë është e domosdoshme qasje shkencore ndaj gjithë asaj që ndodh në Afrikë, Lindjen e Afërt dhe Azi. Presidenti Ivanov si zgjidhje të krizës i potencoi së pari domosdoshmërinë nga dërgimi i porosive të qarta deri te vendet tl origjinës së migrantëve dhe refugjatëve se korridoret migruese janë mbyllur, por edhe se shtetet duhet ta respektojnë dakordimin dhe të ndërtojnë pozita të përbashkëta.

“E dyta e domosdosshme është krijimi i kushteve për paqe dhe stabilitet dhe zhvillimi ekonomik i përmbajtur në vendet e origjinës. I domosdoshëm është plan i ri i Marshallit për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore që do t’ua kthejë shpresën njerëzve në këto rajone për jetë kualitative. Njëkohësisht, shtetet evropiane duhet të zbatojnë politika të qëndrueshme për integrim pa asimilim, që ta shmangin rrezikun nga getoizimi”, tha Ivanov.

Si e treta, Ivanov potencoi se çelësi i menaxhimit të suksesshëm të krizës migruese është te vendet për tranzit dhe se duhet të mësojmë të besojmë, t’i implementojmë marrëveshjet, të zbatojmë qasje të përbashkëta në luftën kundër migrimit ilegal, sepse asnjë shtet vetëm nuk mund ta mbajë barrën.

“Në atë mendim, kriza paraqet edhe mundësi për fqinjët ta tejkalojnë mosbesimin dhe të fillojnë të bashkëpunojnë. Kriza është mundësi edhe për Bashkimin Evropian burokratizimin ta zëvendësojë me mekanizma për marrjen e vendimeve në kushte të krizës”, theksoi Ivanov.

Kryetari i ASHAM­-it Taki Fiti në hapjen e konferencës konsideron se tema është shumë e rëndësishme sepse mbahet në një kohë të jashtëzakonshme sensitive, kur vendi, siç tha kalon nëpër një krizë të brendshme, politike dhe shoqërore, e cila në mënyrë shtesë komplikohet me ekzistimin e krizës së refugjatëve. Konferencën e organizon Qendra për Hulumtime Strategjike të ASHAM-­it dhe Instituti për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këto dy institucione në suaza të konferencës nënshkruajtën edhe memorandum për bashkëpunim. Udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike pranë ASHAM Vllado Kambovski tha se pozita specifike gjeostrategjike e Maqedonisë duhet të merret si arritje e rëndësishme pranë ndërmarrjes së masave të domosdoshme shtetërore, politike të jashtme, ekonomike dhe masa dhe aktivitete tjera për tejkalimin e saj.

Exit mobile version