Rruajtja dhe kultivimi i traditave (“Shenjestër e vetëmohimit kulturor”)
Interesi i shtuar nga njerëzit ,për ta njohur më thellë gjenezën dhe rrënjët e Kombit të lashtë Shqiptarë ishte shumë më i madh në krahasim me sot. Të gjithë bënin studime të thella në këtë drejtim për ti dhënë një hapësirë të vërtetë mbi fushën e kutlturës dhe zhvillimit të sajë, si në fushën e entologjisë,etnografisë,antropologjisë etj. Por interesi dhe ndikimi më i madh ishte çështja e gjuhësisë,ruajtja dhe kultivimi i traditave me qëllim mos zhdukja e tyre gjatë gjithë historisë… e shumë e shumë terminologji tjera me qëllim për të aritur kështu tek konkluzioni i tyre studimor se Ilirët e asajë kohe janë Shqiptarët e sotëm.
Që do të thot se çdo kulturë,traditë,zakon,rrënjët i ka në Iliri. Ndërkaq, duke u nisur nga kjo mundë të themi se historia mbi ruajtjen dhe kultivimin e traditave,të dokeve,zakoneve, është Burim i argumenteve(dokumenteve),ndërsa ndërgjegjësimi i kombit, është rruajtja dhe kontribuimi i vlerave kulturore. Me përjashtim të disa mediokërve që kanë aftësi të kufizuara e të ngjashme me injorancën,e që nuk shquhet për ndonjë zotësi,por gjithnjë e më shumë i rëndomtë për njerëzit dhe kundër zhvillimit të kulturës. Çdo traditë në esencën e vetë ka rruajtur gjenin,gjuhën dhe karakterin prej Shqiptari,ku rrënjët e saja i kemi në gadishullin Ilirik.
Prandaj,asnjë hipokrit nuk mundë të meret dhe konsiderohet i suksesshëm për të ndryshuar këtë dokumentë të lashtë mbi traditat Shqiptare dhe historin e tyre Burimore.E aqë më pakë të pengojë në promovimin e vlerave tona të lashta. Një studiues shumë i njohur Italian,profesor dhe drejtues në Universitetin e Palermos Giuseppe Crispi,tregonë dëshmi dhe gjurmë të sakta mbi traditat Shqiptare që theksonë se:që në atë kohë kishin shumë lidhëshmëri ose ngjashmëri me Ilirët.Ai madje thotë se gjuha shqipe përveç që është gjuhë Pellazgo-Ilire,është edhe njëndër gjuhët më dominuese në gadishullin Ilirik,pra ai e konsideron gjuhën shqipe si nëna e të gjitha gjuhëve ose si gjuha e perëndisë. Ai madje shtonë se njëndër traditat mijë-vjeçare shqiptare është edhe mikëpritja e ngrohtë Bujare e shqiptarëve.
Që sotë për fat të mirë përdoret edhe në ditët e sotme te Shiptarët.Dhe janë vetëm të paktë disa që cënojnë edhe mbi kët dukuri mjaftë të çmuar e të lëvdëruar edhe nga të huaj,pra edhe këtë dukuri fillojnë ta zhdukin të pacipët e kohës moderne. Pra në përgjithësi traditat,zakonet,besimet e shumë të tjera janë praktikuar më shumë nëpër fshatra dhe janë trashëguar nga brezi në brez.
Të gjitha këto rrite kanë qenë popullore dhe e pa ndikuar fare nga masa e asaj kohe pak më të lashtë. Edhe veshjet tradicionale Shqipëtare padyshim janë një nga manifestimet më të fuqishme kulturore,që dallon në veshje vetëm nga regjionet e ndryshme. Prandaj edhe për kët studiues nga fusha e etnografisë ka njohur mbi 140 forma të ndryshme të veshjeve popullore.Që disa të pacip,injorantë të kulturës së vet,humanë të paditurisë,dashamirës të kulturave dhe traditave të huaja,kur përballen me njërin nga ky ekspozim veshjesh popullore,del e të quan çmos ……por mer e lexo dhe mos dilë me sy qorë para pasurisë kulturore,sepse në të kundërtën do ta luaje rolin e zhurmuesit. Por tani vlenë të theksohet,se sa janë të manifestuara këto tradita tek populli ynë. Siç e thashë edhe më herët se pjesa më e madhe e traditave dhe të këtyre manifestimeve praktikoheshin kryesishtë nëpër fshatra,e në veçanti të Malësisë dhe në disa Qytete Shqiptare të krahinave të ndryshme.
Dita e Verës është një festë me origjinë shumë të lashtë e cila tani është bërë edhe ditë Kombëtare. Përshkrimin e parë për ditën e Verës e kemi nga i madhi Faik Konica,i cili 100 vjetë më parë që nga koha e sundimit Osman shkruante me atë stilin e vetë elegant mbi traditat Shqiptare. Faik Konica për ditën e Verës thotë:Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë,kurë edhe skishë lindur krishterimi,kremtonin bashkë me Romakët dhe me Greket e vjetër.Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndive që sjellin këto të mira. Dhe kështu pra leu festa që sotë njihet si dita e Verës
Por më e keqja është se kur disa implikant,kastraveca,gjithmonë i lidhin me konotacione Fetare.Por,me gjithatë këto festa nuk prekin as një religjion dhe nuk cënojnë aspak as edhe një fe. Dhe duhet thënë se ky zakon shumë i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Qytete të Shqiprisë por edhe më gjër si në Dibër,Prespë dhe Strugë. Në Qytetin e Strugës dita e Verës fillon me 14 mars pra me fillimin e stinës së Pranverës,i organizuar nga regjisori i madh,aktorë dhe pjesëmarës në shumë role të ndryshme Agron Tecumceh Biba. Përgaditjet për ditën e Verës në këtë rethinë fillojnë një ditë më parë.Përgatiten ëmbëlsira,skuqin vezë,zien gështenja të thata të cilat i ruajnë enkas për këtë ditë. Pra si simbolik e kësaj dite që Vera që vjenë pas të na gjejë sa më e begatë. Fëmijët zgjohen herët në mëngjes,me vezë në duar dhe nisen për të mbledhur Kukurek. Me Kukurek stolisin dyert e hyrjes së shtëpisë,pra një simbol mjaftë i çmuar i traditës. Po ashtu edhe në fshatrat e Malësisë së Tetovës e kryesisht në fshatin Bozovcë të Malësisë së Sharrit manifestohet “Karnevalet Ilire në Malësin e Sharrit”. Karnevalet janë festë që fillojnë në fillim të Pranverës dhe që vazhdon disa ditë me radhë,ku gjatë të cilave karvani del nëpër rrugë me maska dhe hedhin valle,këngë të gjitha këto tradicionale. E njëjta edhe në të kaluarën edhe sot e kësaj dite është manifestuar edhe në Shqipëri,por injoranca dhe shumë katalizator me çdo kusht implikojnë mohimin e këtyre traditave shumë mijëra vjeçare.
Grupi i karnevalistëve dhe elementet kryesore si subjekt i këtij manifestimi ende sotë e kësaj dite bien në kundërshtim me realitetin. Ky grup karnevalesh ilire është mirë i organizuar si në veshëmbathje e deri në respektimin e të gjitha urdhërave. Në krye të këtij karvani qëndron Kryeplaku-plaku=Ai pra që cakton se si do të bëhet marshimi i karnevalistëve,momenti kur të hidhen vallet,këngët e shumë të tjera. Pra kemi të bëjmë me një kulturë të pastër e të lashtë mijëra vjeçare. Aritjet e një populli ose të gjithë njerëzimit arihen vetëm me zhvillimin e kulturës si në zhvillimin shoqëror e mendor,kombëtar po ashtu edhe shëndetësor. Ndryshe nga disa pikëpamje të sodit moderne nuk mundë ti rekrutojmë me kohën e lashtë por edhe ato nuk mundë ti zhdukim. Karnevalet Ilire janë aq shumë të lashta ku edhe në atë kohë kanë pasur zakonet dhe traditat e lashta. Pra janë festa pagane kryesisht në periudhën e lashtë ku njerëzit besonin në shumë hyjni ose perëndi. Dhe kjo është shumë karakteristike me popullin më të vjetër në ballkan Ilirët. Pra çdo tradit,kulturë rënjët i ka në Iliri. Edhe në këtë manifestim nuk shohim asgjë për tu habitur e aqë më shumë na rikujtojnë çdo moment të jetës tonë të përditshme dhe të të parëve tanë.
Këtu shohim hedhjen e valleve të burave,ndëgjojmë këngë dashurie,këngë ushtrie,këngë për fejesa e tjera. Por shpesh përballemi me injorancën ose thënë më qartë me disa Mediokër-që kanë aftësi të kufizuara mesatare dhe që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë por gjithnjë e më shumë i rëndomtë për njerëzit dhe kundër zhvillimit të kulturës. Në karnevalet Ilire nuk shohim asgjë që bie në kundërshtim me kulturën dhe traditën Shqiptare. Secili nga pjesëmarësit pasqyron dhe reflekton traditën e Kombit të vet,duke u nisur nga veshëmbathja e gjitha kombëtare e deri te elementet që ne ipërdorim çdo dit. Flamuri kombëtar Plisi i bardhë Tirqit Brezi Janxhiku Shkopinjt Këmbanat Opengat Gëzofi. Një Komb që haron të shkuarën nuk ka të ardhme. Dhe e ardhmja nuk vjen pa mos e prekur rrënjën. Nëse ne i kujtojmë dhe festojmë këto festa pagane nuk do të thotë që ne duam apo bëhemi pagan sepse është në kundërshtim me evoluimin kulturor dhe nuk jemi aq budallenj. Por kjo tregonë një indikacion shumë të fuqishëm se sa të thella i kemi rrënjët tona.