Site icon PORTALB

Gjuriq për zgjedhjet serbe në Kosovë: Askujt nuk i mohohet e drejta

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, siç quhet në Qeverinë e Serbisë, ka thënë për Top Channel se Serbia pret organizimin e zgjedhjeve të saj edhe në Kosovë. Modeli i organizimit përmes OSBE-së do të zbatohet edhe me 24 prill.

“Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në territorin e Kosovës dhe ato do të mbahen mbi parimet e njëjta sikurse në vitin 2014”.

“Vendvotimet do të jenë të hapura dhe të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote dhe janë në lista, do të mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, është shprehur Gjuriq, transmeton klankosova.tv

Exit mobile version