Site icon PORTALB

LSDM: Gruevski dhe VMRO-DPMNE po ikin nga reformat në media

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

Marrëveshje për reforma në media nuk ka sepse nga reformat poi kin Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Ikën nga takimet e liderëve, ikin nga grupet punuese e patën ikur edhe nga debate për mediat në Kuvend. Gruevski dhe VMRO-DPMNE duan të vazhdojnë me korruptimin e mediave me para të qytetarëve. Kështu kanë reaguar nga LSDM pas intervistës së ministres për Shoqëri informative dhe administratë Marta Arsovska Tomovska, dhënë për REL, transmeton Portalb.

Nga LSDM porosisin se reformat në media duhet të sigurojnë zgjedhje fer dhe demokratike, si dhe kërkojnë departizim dhe profesionalizim të Këshillit për media dhe RTVM-së.

“Ky është obligim që del nga Marrëveshja e Përzhinos, nga Raporti i Pribes, por edhe rekomandin nga Raporti i BE-së për Maqedoninë”, kujtojnë nga LSDM.

Exit mobile version