Site icon PORTALB

Shkup, aksident trafiku: lëndohet një këmbësor

foto ilustrim

foto ilustrim

Një këmbësor nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë “Opel Astra”, kumtoi policia. Aksidenti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15, në rrugën “Todor Çangov”.

Automjeti të cilin e ka drejtuar G.Gj. (40) nga fshati Lisiçe e Poshtme, drejtpërdrejtë ka goditur B.S. (30) nga Shkupi i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për kurim në SPSH “Shën Naumi i Ohrit”.

Ekspertzizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB­-Shkup.

Exit mobile version