Site icon PORTALB

Aksident tragjik në Spanjë, vdesin 14 studentë Erasmus

Aksident tragjik në Spanjë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Spanjë.Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një përplasje ballore mes një autobusi dhe një veture në një autostradë në rrethinat e Tarragonas.

Sipas asaj që bën të ditur «El Mundo» në sajtin e vet, në bordin e autobusit që vinte nga Valenacia dhe shkonte për në Barcelonë – udhëtonin kryesisht studentë universitarë të programit Erasmus të kombësive të ndryshme.

Në bordin e veturës udhëtonin dy persona, që kanë shpëtuar shëndosh e mirë.

Exit mobile version