Site icon PORTALB

VMRO DPMNE: KSHZ le t’i kontrolloj të gjithë, vetëm më shpejtë të kryhet puna

Selia e VMRO-DPMNE-së

Selia e VMRO-DPMNE-së

“LSDM gjatë kohë në opinion thotë se ka pasur shumë votues fantom, njëherë thanë 30 mijë, më pas 100 mijë dhe në fund gjysmë milioni” thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

“Gjatë ditës së djeshme LSDM-ja ka kryer terror mbi KSHZ-së, duke i përdorur të gjitha mjetet dhe manipulimet në tentativë që të nxjerrë një numër sa më të madh të qytetarëve për të qenë lëndë e kontrollit, që mos rastësisht dikush prej tyre të del si votues fantazmë. Që mos të humbim kohë në debate jo- produktive, përleshje, polemike, kërcënime dhe torturim të qytetarëve me dezinformata të ndryshme, VMRO DPMNE porosit LSDM-në dhe KSHZ-në, jo 150 mijë apo 160 mijë, por 2 milion e 150 mijë nëse duan t’i kontrollojnë. Më e rëndësishme është se do të takohemi në zgjedhje. Kontrolloni sa të doni, përgjigjen do ta merrni më 5 qershor” thonë nga partia në pushtet.

Exit mobile version