Site icon PORTALB

Incident në Korfuz, policia greke plagos 2 shqiptarë

Incident në Korfuz

Korfuz

Policia greke ka plagosur dy skafistë shqiptarë, të cilët po lëviznin me një gomone në kanalin e Korfuzit.

Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur. Mësohet se policia greke pasi ka pikasur një gomone në kanalin e Korfuzit është vënë në ndjekje të saj.

Policia greke ka qëlluar në drejtim të gomones, me qëllim për të dëmtuar motorët e saj, por plumbat kanë kapur edhe dy skafistët shqiptarë. Pasi disa minutash ndjekje, skafi i policisë greke dhe gomonia janë përplasur me njëri-tjetrin, transmeton Shekulli.

Nga kontrolli i ushtruar në gomone nuk është gjetur drogë. Policia dyshon se edhe nëse ka patur lëndë narkotike, ajo mund të jetë hedhur në det nga dy skafistët, në momentin që kanë vënë re se po ndiqeshin nga polica. Policia greke po bën krehjen e zonës. 

Exit mobile version