Site icon PORTALB

Gjendet kutia e zezë nga avioni i kompanisë Fly-Dubai

Avioni i kompanisë Fly-Dubai

Hetuesit rusë të cilët punojnë për hetimin e fatkeqësisë ajrore në Rostov, në të cilën humbën jetën 62 persona, kanë gjetur kutinë e zezë ta boingut të kompanisë Fly-Dubai.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë mësohet se avioni i tipit Boeing 737-800 i cili ishte ngritur nga Dubai për fluturimin charter, është rrëzuar në orën 03.50 me orën lokale gjatë uljes së tij në aeroportin Rostov-on-Don i cili ndodhet 950 kilometra në jug të Moskës.

Pas rënies avioni është përfshirë nga flakët, ku dhe si pasojë kanë humbur jetën 55 udhëtarë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Mendohet se aksidentit është shkaktuar nga erërat e forta dhe reshjet të cilat janë efektive në rajon.

Exit mobile version