Site icon PORTALB

Ja sa shpesh duhet t’i lyejmë flokët

Flokët

Shpesh herë vendosni të lyeni flokët, qoftë për një pamje të re në verë apo një ndjesi pak më dramatike në vjeshtë. Por, a e keni pyetur ndonjëherë parukieren ku lyeni flokët se sa herë duhet ta bëni këtë gjë? Mos vallë rrënjët e flokëve dëmtohen nga lyerja e shpeshtë? Sipas Hair Care Manual: “Rregulli i përgjithshëm është që duhet të prisni të paktën 8 javë përpara se të lyeni përsëri flokët, por… nuk është gjithmonë e nevojshme. Nëse flokët i keni të shëndetshëm dhe boja është e një cilësie të mirë, atëherë mund t’i lyeni pak më shpesh. Nëse keni flokë të dëmtuar duhet të kujdeseni për to fillimisht, pastaj të vendosni çfarë ngjyre do i lyeni.”

Përpara se të lyeni flokët kini parasysh këto këshilla:

Mos e tejkaloni

Sado të përpiqeni për të ndryshuar look, mos i lyeni flokët në një periudhë kohe më pak se 4 javë,  sepse thjesht do i dëmtoni.

Përdorni më pak ngjyrat e hapura

Nëse përdorni ngjyra më të hapura për flokët, do të dëmtohen më shumë majat dhe do t’iu duhet të përdorni shumë maska për rregullimin e tyre.

Kini parasysh ngjyrën që flokët tuaj mund të mbajnë

Mos u përpiqni të lyeni flokët me një ngjyrë që nuk ju shkon apo që flokët tuaj nuk e mbajnë, provoni një ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj.

Mendoni dy herë para se të përdorni dekolorues

Është një nga pasojat më të rënda që mund t’i shkaktoni flokëve tuaj

Lërini flokët të rriten

Përpara se të ndryshoni ngjyrat, jepuni flokëve mundësinë që të rriten. Këshillohet që të dalë njëherë ngjyra e parë dhe pastaj të përdoret një bojë tjetër.

bustle.com/ revistaclass.al

Exit mobile version