Site icon PORTALB

Edhe Ambasada e SHBA-së e kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Shpejtësia me të cilën ka vepruar Gjykata Kushtetuese dhe vendimi jo-transparent kanë qenë në masë të madhe pa precedent”, deklarojnë nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni për Nova Tv, transmeton Portalb.

“Institucionet e ndërtojnë besimin nëpërmjet transparencës dhe mbajtjes së procedurave të përcaktuara. Aktiviteti i Gjykatës Kushtetuese është kundërshtuese me procedurat e saja”, shtojnë nga Ambasada e SHBA-së.

Sipas tyre, në lidhje me çështjen e problemeve me parregullsitë zgjedhore, ka treguar edhe raporti i Pribesë i cili ka bërë thirrje që të “mbahen e zgjedhjeve fer dhe demokratike sipas standardeve evropiane”, ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos. Institucionet e Maqedonisë, patjetër duhet të demonstrojnë angazhim ndaj atyre standardeve, duke përfshirë edhe seriozitetin e parandalimit, zbulimit dhe dënimit të mashtrimeve zgjedhore, transmeton Portalb.

Edhe Komisioni Evropian ka kundërshtuar mundësinë e faljes së parregullsive zgjedhore dhe ka apeluar për kujdes në shfrytëzimin e mundësisë për falje të cilën Gjykata Kushtetuese ia ktheu presidentit të shtetit.

“Presim që të anashkalohet çdo akt i cili punon në kundërshtim me këtë qëllim. Çdo sugjerim për mosndëshkim të shkeljeve zgjedhore do të jetë në kundërshtim me përpjekjet e vendit tuaj dhe atë të komunitetit ndërkombëtar për të siguruar kushte për zgjedhje të besueshme dhe për kthim të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e KE.

Sipas Komisionit Evropian, shkeljet zgjedhore nuk duhet të konsiderohen për falje, pasi një akt i tillë bie ndesh me punën e Prokurorisë Speciale. Qëndrim të ngjashëm pati edhe Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe Dejvid Lindington.

Përndryshe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thellojë edhe më tepër krizën politike. Dhe, jo kaq! Ky vendim do të ndikojë edhe në procesin eurointegrues dhe do të hedh poshtë çdo përpjekje të deritanishme të komunitetit ndërkombëtarë për të ndërtuar institucione demokratike në Maqedoni. Kështu ditë më parë, kanë vlerësuar për Portalb profesori universitar/eksperti juridik Osman Kadriu dhe njohësi i çështjeve evropiane Bojan Mariçiq, nga Bojan Mariçiq nga Qendra për studime Evropiane. /Portalb

LEXO: KE reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

LEXO: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bllokon Maqedoninë drejt Evropës

Exit mobile version