Site icon PORTALB

Sjellje e pahijshme: Fsv Frankfurt dënon Kapllanin

Fsv Frankfurt dënon Kapllanin

Fsv Frankfurt dënon Kapllanin

Edmond Kapllani mund të jetë golashënuesi më i mirë i Fsv Frankfurt në Bundesligën e dytë Gjermane, por kjo nuk i interesoi fare drejtuesve të ekipit Gjerman që sot dënuan sulmuesin durrsak mjaft rëndë, duke i hequr të drejtën për të luajtur me skuadrën deri në fund të kësaj faze të parë.

Gjithçka erdhi pas asaj që ndodhi këtë fundjavë në ndeshjen e Fsv Frankfurt kundër Energie Cottbus.

 Në ndeshjen e të premtes, Kapllani i rrembeu nga duart topin Denis Epstein për të gjuajtur vetë penalltinë e fituar nga skuadra e tij, megjithëse sipas urdhrave të trajnerit goditësi ishte Epstein. Edhe pse kapiteni Schlicke tentoi që ta bindte sulmuesin shqiptar se nuk ishte ai lojtari për të goditur, Kapllani nuk e lëshoi topin por goditi vetë nga pika e bardhë dhe shënoi. Por ky veprim do të kishte pasoja, sidomos pasi është hera e dytë që ndodh këtë sezon, pra Kapllani që zihet për një penallti.

“Nuk ishte një vendim i lehtë, por diçka e menduar mirë nga e premtja në darkë deri të hënën në darkë. U menduam gjatë, dhe trajneri me drejtuesit arritën në këtë vendim” – sqaron Stöver për denimin e 31-vjeçarit, i cili ishte penduar për gabimin e bërë, por shumë vonë.

Një javë më parë Kapllani kishte gjuajtur penalltinë në miqësoren kundër Hoffenheim, dhe mesa duket kishte menduar se ishte gjuajtës i parë dhe për këtë sfide. Ky duket një nga shpjegimet për veprimin e tij. Vetë Kapllani tregon që nuk dinte asgjë rreth vendimit të trajnerit për gjuajtësin e penalltisë : “Është një keqkuptim i madh. Unë isha në stol për këtë ndeshje, prandaj nuk isha prezent kur trajneri kishte vendosur Epstein si goditës” – tha ai. Megjithatë ai duhet të kishte dëgjuar kapitenin Schlicke, i cili tentoi ta paralajmëronte.

31-vjeçari ka të drejtën të vazhdojë të stervitet me skuadren pavarësisht se nuk ka të drejtë të luaje deri në janar, madje do të paguajë dhe një gjobe. “Do vazhdoj të jap gaz dhe nuk do demoralizohem” – tha Kapllani pas vendimit, i gatshë për të luftuar sërish për tu rikthyer në skuadër. “Largimi në janar? Jam ndjerë gjithmonë mirë këtu”.

Sigurisht disa hapa të tjera prapa për dikë që ishte në krizë golash dhe në kërkim të rikthimit në kombëtare. Por Kapllani ka treguar se di të luftojë.

Exit mobile version