Site icon PORTALB

Lajme të mira për aktorin e adhuruar të të gjitha vajzave

Jamie Dornan

Jamie Dornan

Aktori i famshëm i “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan, dhe bashkëshortja e tij Amelia Warner, janë bërë prindër për herë të dytë. Mësohet nga burime të ndryshme se çifti kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, por ende asgjë nuk është mësuar për gjininë e fëmijës. Amelia, bashkëshortja e aktorit 32-vjeçar është fotografuar të hënën në Londër duke shtyrë një karrocë, ndaj besohet se ka disa ditë që ka lindur. Çifti janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare Dulcie. 

Ndërkohë, Dornan është duke xhiruar skenat e serialit të dytë të filmit në Vancouver, Kanada. Para disa ditësh, aktori është parë në mes të natës duke xhiruar disa skena për serinë e dytë të filmit.

Exit mobile version