Site icon PORTALB

Debat politik: Ky duhet të jetë interesi i vetëm kombëtar shqiptar

Debat publik

“Si të faktorizohen shqiptarët në Maqedoni” ishte tema e debatit e organizuar nga Albinfo ku morën pjesë përfaqësues të partive politike në vend dhe analistë të enjten në Shkup, raporton Portalb.

Njohësi i rrethanave politike në vend, gazetari Nazim Rashidi e vlerësoi tryezën e përbashkët si një impuls të ri në skenën politike në Maqedoni.

“Prezenca e diasporës në situatën politike një impuls i ri. Është hera e parë që partitë politike mblidhen kështu në një tryezë. Politikbërja në Maqedoni ka humbur idealin. Për momentin kemi frymë që ndikohet nga fryma maqedonase dhe prezencën e fesë në politikë si asnjëherë më parë. Nuk ka oferta të mirëstudjuara”, potencoi ai.

Pqërfaqësuesi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në debat, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti pranoi se ka probleme, ka ngecje, por, siç tha ai, nuk pajtohet se nuk ka lëvizje që nga viti 2001.

“Disa gjëra që i kemi arritur për dikë dikur kanë qenë ëndërr. Duhet pas parasysh se politika është numra, ne nuk i ikim përgjegjësisë që na takon si pjësëtarë të pushtetit. Ka pasur iniciativa për unifikimin e shqiptarëve pas vitit 2001, por pas sukses, pat tendencë edhe me rastin e Strugës, por bashkëpunimi nuk na u kthye”, deklaroi Mexhiti.

Politikbërjen aktuale në vend Bejtullah Demiri nga Lëvizja Besa e vlerësoi si politikbërje pa etikë.

“Kemi të bëjmë me një politikbërje pa etikë. Përgjegjësia politike nuk është institucionale vetëm, por i përfshinë të gjitha sferat e jetës. Lëvizja Besa është këtu për ta ndryshuar gjendjen. Oferta jonë është që imixhi i polikanit mos jetë imixh i një vjedhësi moj jetë imixh i një diktatori mos jetë imixh i një faraoni, por të jetë imixh i një shërbyesi i cili në mënyrë solide do të shërbejë në obligimet e marra të cilat i kryen varësisht prej pozicionit”, theksoi Demiri.

Muhamed Ismaili, sekretari i përgjithshëm i partisë Uniteti nënvizoi se për tejkalimin e kësaj situate të rëndë politike, shtetërore dhe shoqërore, është e domosdoshme të rikthehet sistemi i vlerave mes nesh.

“Ndryshimet normative duke filluar nga Kushtetuta, që do mundësojnë përjashtimin e diskriminimit etnik, fetar, social, etj. dhe zbatimin e ligjeve të vendit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, janë hapi i parë i nevojshëm për ta ndjerë secili banor Maqedoninë si “shtëpi” të tijën, që më pas t’i ndërtojmë bashkarisht standardet europiane për të jetuar në të. Kuptohet se përgjegjësia për këtë bie edhe mbi politikanët vendas shqiptarë, posaçërisht kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e rrjedhave zhvillimore të shqiptarëve në vendin tonë. Vyrtit kryesor i secilit shqiptar që (do) mbartë përgjegjësi politike duhet të jetë interesi i përgjithshëm kombëtar dhe qytetar, dhe jo ai personal madje as ai partiak”, tha ai.

Rashidi ka porositur që duhen alternativa, se njerëzit janë lodhur më nga pushteti, prandaj ofertat e opozitës nuk duhet të jenë vetëm deklarative./Portalb

Exit mobile version