Site icon PORTALB

Policia e Tiranës gjobit fëmijën që shet qumësht

Policia e Tiranës gjobit fëmijën

Policia bashkiake e Tiranës, ka vijuar aksionin e saj në luftë me shitësit ambulant. Pas publikimit në media të një fotoje ku dukej duke u gjobitur Nënë Zyla, e cila tashmë u bë e njohur për të gjithë, sërish policët kanë goditur në shenjë edhe me gjobën e radhës.

Në këtë foto duket se ata nuk kanë kursyer as fëmijët, të cilët dshesin në rrugë për të siguruar të ardhurat. Ndryshe nga qepët e Nënë Zylës, këtë herë shkak është bërë shitja e qumështit. Nisma Thurrje denoncon këtë rast, duke thënë se policët nuk kanë ngurruar as të sekuestrojnë bidonët me qumësht.

Exit mobile version