Site icon PORTALB

Blatter apelon suspendimin gjashtë vjeçar

Probleme për Sepp Blatter

Sepp Blatter

Ish presidenti i FIFA, Sepp Blatter do ta apelojë ndalesën gjashtë vjeçare në të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Blatter, bashkë me ish presidentin e UEFA Michel Platini, qe suspenduar me tetë vjet nga Komiteti i Etikës në FIFA në dhjetor të vitit të shkuar për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Këto suspendime më pas u reduktuan në gjashtë vjet në muajin shkurt të këtij viti.

Exit mobile version