Princi Charles, i cili nesër vjen për vizitë në Kosovë, ka marr sot një dhuratë unike, gjatë qëndrimit në Novi Sad të Vojvodinës.
Bëhet fjalë për një orë të vjetër, të riprodhuar, si e cila nuk ka asnjë të dytë në botë, transmeton Klan Kosova.
Në fakt, atij i kishte lënë shumë përshtypje sahati i moçëm në kalanë e Novi Sadit, qysh më 1978, kur për herë të parë e kishte vizituar këtë qytet.
Ora në fjalë është unike për shkakun se akrepi i vogël i saj i tregon minutat, ndërsa i madhi orët. Ajo ishte punuar dhe vendosur me qëllim në kalanë e Novi Sadit, në mënyrë që anijet të cilat qarkullojnë nëpër lumin Dunav, i cili kalon qytetit në fjalë, të mund të shohin se sa është ora.
Dhurata në fjalë iu dorëzua princit të Uellsit nga kryetari i kryeqytetit të Vojvodinës, Milosh Vuceviq.