Site icon PORTALB

Adele shpërthen në lot për djalin e saj

Adele

Këngëtarja e famshme britanike Adele, ka shpërthyer në lot teksa u ka treguar fansave se djali i saj i vogël Angelo, po e sheh tek performojë për herë të parë.

Në koncertin e saj në qendër të Londrës të mërkurën mbrëma, Adele ka thënë se djaloshi i saj 3 vjeçar po e shihte për herë të parë nënën e tij duke kënduar në skenë.

“Kjo është hera e parë që djali im më sheh duke kënduar”, ka thënë ajo.

Duke iu drejtuar djalit të saj që emrin e ka Angelo me nofkën “kikirik”, Adele i ka bërë një dedikim atij duke kënduar këngën më emocionuese të saj, “Someone Like You”.

Po ashtu gjatë performimit ajo ka thirrur, të dua shumë Angelo me lot në sy.

Së fundmi ajo ka thënë se e konsideron mëmësinë si “gjënë më të mirë që ka bërë ndonjëherë”, duke shtuar se më në fund ajo e ka fituar një qëllime  mision në jetë, kur e kishte lindur Angelon në tetor të vitit 2012.

27 vjeçarja, në një intervistë për revistën amerikane The Sun ka thënë se Angelo është gjëja më e mirë që ai ka bërë dhe se dëshiron që djali i saj të jetë krenar për të, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version