Site icon PORTALB

Angelovski me vetëm tre shqiptarë në miqësoret e marsit

Agim Ibraimi dhe Argjend Ibraimi

Agim Ibraimi dhe Argjend Ibraimi

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski për ndeshjet miqësore kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë, ka gjetur vetëm tre futbollistë shqiptarë, që ka ulur ndjeshëm numrin e atyre që më parë kishin ftesa pothuajse të rregullta dhe arrinte pesë e më shumë.

Risia që ka sjellë Angellovski, është se ka rikthyer në reprezentacionin Goran Pandevin, pastaj portierin Martin Bogatinov si dhe sulmuesin Adis Jahoviq. Përsëri në reprezentacion pas një kohe mungesë, është ftuar kumanovari i Shkëndijës, Armend Alimi. Në mesin e të ftuarve shqiptarë, në listë kanë mbetur mbrojtësi Leonard Zhuta që luan te Rijeka e kampionatit kroat, ndërsa i pazëvendësueshëm është Agim Ibraimi. /Portalb /

 

Exit mobile version