Site icon PORTALB

Bexheti: Matësi i borxhit nuk duhej të largohet

Abdylmenaf Bexheti

Abdylmenaf Bexheti

Matësi që tregonte se sa borxh ka çdo qytetar për shkak të Qeverisë, nuk duhej të largohet në mënyrë të shpejtuar nga ASHAM-i, shprehet akademik Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të dinë se sa ka borxh Qeveria, e me këtë edhe çdo banor, nga foshnja e deri te i moshuari, njofton Alsat M.

Dje matësi që tregonte se borxhi publik çdo sekondë rritet për tre euro dhe secili banor i Maqedonisë ka borxh nga 2.088 euro, është larguar pas kumtesës së VMRO-DPMNE-së ku e sulmuan ASHAM-in dhe kryetarin e saj Taki Fiti. Reagimi i këtillë i vrullshëm i pushtetit për matësin, sipas Bexhetit, është tentim që të fshihet se sa ka borxh shteti, por edhe të krijohet hapësirë për huamarrje të reja.

Nga Qendra për informatikë e ASHAM-it, sqaruan se pse e kanë tërhequr matësin.

“Tërheqja e aplikacionit nuk ka të bëjë me reagimin e VMRO-DPMNE-së. Aplikacioni është tërhequr për shkak se ende nuk ka përfunduar dhe nuk është e dedikuar për opinionin”, tha akademik Lupço Kocarev.

Matësi ekzistonte thuajse 24 orë. Derisa punonte mati se borxhi publik arrin 49,18 për qind të Bruto Prodhimi Vendor-së.

Exit mobile version