Site icon PORTALB

Haliti në Prekaz: Të jemi mirënjohës për ata që sakrifikuan

Familjen Jashari gjithmonë do ta përkujtojmë si qendresë heroike e popullit shqiptarë, ndërsa komandantin Adem Jashari do ta përkujtojmë si dëshmi e sakrificës për liri. Kështu ka thënë Rafiz Haliti, zv/kryetari i parlamentit të Maqedonisë, pas vizitës së tij në Prekaz dhe takimit me Rifat Jasharin.

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit nga fillimi i luftimeve të “Brigadës 115” Rafiz Haliti bashkë me shokë ka vizituar Memorialin e Familjes Jashari.

Gjithmonë duhet përkujtuar dëshmorët e kombit shqiptar, dhe të jemi mirënjohës për të gjithë që sakrifikuan gjakun dhe mundin për liri, porositi Haliti.

Exit mobile version