Site icon PORTALB

Meta takon Ahmetin, flasin për intensifikim të bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë

Shpend Ahmeti dhe Ilir Meta

Shpend Ahmeti dhe Ilir Meta

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Dy zyrtarët kanë folur rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe komunës së Prishtinës, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version