Site icon PORTALB

Refugjatët, vazhdon drama në Idomeni

Refugjatët në Idomeni

Pas kthimit pas nga Maqedonia në Greqi të qindra refugjatëve të cilët dje kaluan kufirin ilegalisht në Maqedoni janë rritur masat e sigurisë. Edhe sot nuk është lejuar të kaloj asnjë refugjatë. Nga ana tjetër numri i refugjatëve të ngujuar në Idoemni ka tejkaluar shifrën prej 15 mijë personash dhe të cilët po qëndrojnë në kushte të vështira. Në kamp nuk ka asnjë përmirësim, reshjet e shiut po e përkeqësojnë edhe më shumë kushtet. Moti i ftohtë e bënë situatën ende më kritike sidomos gjendjen e fëmijëve. Ileçe nuk, rezervat ushqimore janë drejt fundit, njofton Alsat M.

Sot në Vatikan Papa Françesku u bërë apel kombeve që t’i “hapin zemrat dhe dyert” për migrantët e ngujuar.

 

Përfaqësuesja e lartë e UNCHR-së Anxhelina Xholi po qëndron për vizitë në Greqi, për ta parë nga afër gjendjen e refugjatëve. Ndërkohë nesër më 17 mars pritët të mbahet takimi i radhës i liderëve të BE-së dhe Turqisë, të cilët po punojnë në gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për krizën me refugjatët.

 

Exit mobile version