Delegacion i udhëhequr nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, po qëndron për vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Shqipërisë.
Sot në Tiranë, Protokoll për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë nënshkruan rektori i UKM , Velimir Stojkovski, dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Fokusi i marrëveshjes është në forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm, dhe nxitjen e veprimtarisë shkencore hulumtuese.
Në suaza të këtij Protokolli qëndron se do të shkëmbejnë libra, publikime dhe materiale për trajnime për qëllime hulumtuese, si dhe do të nxitet dhe përkrahet puna e përbashkët hulumtuese në fusha të interesit të ndërsjelltë.
Gjithashtu, të dy universitetet, u pajtuan se shpenzimet për qëndrimin e studentëve dhe kuadrit shkencor hulumtues, do t’i sigurojë universiteti pritës .
Protokolli për bashkëpunim ndërmjet UKM dhe Universitetit të Tiranës do të zgjasë pesë vite.