Site icon PORTALB

Ahmeti: Asnjë nga partitë politike nuk do ta pengon procesin e KSHZ-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadorit Britanik në Shkup ku është takuar me David Lidington, Ministër i Shtetit për Evropë si dhe Ambasadorin Britanik Charles Garet.

Kryetari Ahmeti dhe Ministri Lidington kanë diskutuar për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Maqedonia para dhe pas zgjedhjeve duke përfshirë edhe integrimet EuroAtlantike, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Ai ka shprehur mbështetje për një punë të përpiktë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe theksoi që institucionet duhet që ti dalin në ndihmë këtij trupi zbatues të zgjedhjeve me shpresë që asnjë nga partitë politike nuk do ta pengon procesin në çfarëdo mënyre.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik si një nga prioritetet e vendit pas zgjedhjeve bashkë me zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ministri britanik është takuar edhe me zv/kryeministrin për Çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Exit mobile version