Site icon PORTALB

Fëmijët dhe të rinjtë do të ekspozojnë krijimet e tyre në Kumanovë

Fëmijët dhe të rinjtë do të ekspozojnë krijimet e tyre në Kumanovë

Fëmijët dhe të rinjtë do të ekspozojnë krijimet e tyre në Kumanovë

Krijime artistike të fëmijëve dhe të rinjve me temë “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, do të ekspozohen më 26 nëntor në Kumanovë, në institucionin nacional Shtëpia e Kulturës “Trajko Prokopiev”.

Veprat janë krijuara nga nxënës nga më shumë qytete gjatë Shkollës kreative për arte figurative, të mbajtur këtë verë në Ohër, në kuadër të projektit të Civilit – Qendrës për Liri “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, kushtuar edukimit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe tolerancën përmes krijimtarisë së përbashët kreative.

Këto vepra janë pjesë e krijimeve të realizuara gjatë Shkollave për krijimtari kreative, të cilat këtë verë u mbajtën në Ohër, e në të cilat morën pjesë mbi 40 fëmijë nga mbarë Maqedonia, të udhëhequr nga krijues-ligjërues profesionistë dhe me përvojë. Do të projektohet edhe një film dokumentar për Kumanovën, i punuar nga të rinjtë vizitorë të Shkollës kreative për video-krijimtari.

Shkollat për krijimtari kreative paraqesin një pjesë të aktiviteteve të Civilit në kuadër të projektit “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, i cili filloi në maj dhe do të zgjasë deri në fund të vitit. Projekti është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes programit CIVICA Mobilitas, implementuar nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).

Në javët në vijim ekspozita të këtilla do të mbahen edhe në Kërçovë dhe Shkup. Ekspozita në Kumanovë do të hapet në orën 17.

Exit mobile version