Site icon PORTALB

BDI legjitimon Ivanovin? Xhaferi: Ja pse isha në mbledhje

Këshilli i Sigurimit 15.03.16

Këshilli i Sigurimit 15.03.16

Kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi në deklaratën e tij për Portalb ka arsyetuar prezencën e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, të cilin BDI, se paku deklarativisht, nuk e njeh si institucion.

“Prezenca ime aty ka të bëjë me situatën aktuale për migrantët. Duhej me dhënë qëndrime politike për këtë çështje. Situata aktuale është diçka mbi atë çka është Ivanovi sot. Nuk ishim për Ivanovin aty, ishim për qytetarët, prandaj them: situata me krizën e refugjatëve është mbi atë çka është Ivanovi”, ka sqaruar për Portalb Xhaferi.

Sipas tij, Ivanovi është një qytetar i cili kryen një funksion që ia ka dhënë një pjesë e qytetarëve. “Për raste që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, gjithsesi duhet të jemi të informuar drejtë dhe t’i japim drejtpërdrejt qëndrimet tona mbi situatën”, theksoi për Portalb Xhaferi.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim për shkak konceptit të tyre për president koncensual, pa e sqaruar mirë, qysh në zgjedhjet presidenciale kanë bojkotuar zgjedhjen e presidentit Gjorgje Ivanov, kështu duke mos e njohur atë as si institucion./Portalb

Exit mobile version