Site icon PORTALB

Shkup, natë e trazuar protestash (FOTO+VIDEO)

Mijëra qytetarë sot protestuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për amnisti, gjegjësisht, për ligjin i cili i jep të drejta ligjore kryetarit të shtetit që t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor dhe pedofilët, raporton Portalb.

Organizatorët e protestës, bënë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe paqësore. Protestuesit fillimisht shprehën revoltin e tyre përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë, për të vazhduar drejt zyrës së presidentit Ivanov, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e për t’u ndalur rreth 500 metra larg objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Paraprakisht, gjatë ditës së sotme qindra kundër-protestuesit kanë dalë dhe e kanë uzurpuar vendin në të cilin ishte objektiv i protestuesve, kështu duke detyruar policinë që të vendosë kordon me policë dhe autoblinda, për të mos i lënë që të ndeshen dy palët e protestuesve.

Protesta ishte e qetë, forca të mëdha të policisë nuk lejuan që të bien ndesh dy palët e protestuesve, ata që siç thonë për ta mbrojtur Kushtetutën, dhe pala tjetër për ta t’i mbrojtur institucionet. Diferenca mes dy palëve ishte rreth 500 metra, ndërkaq zona mes dy palëve ishte e lirë për të kaluar qytetarët. Forcat e mëdha të njësive speciale, gjatë tërë kohës e kanë mbikëqyrur situatën dhe në asnjë rast nuk ka dalë situata nga kontrolli. Protestuesit dhe koftra-protestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë deri nesër, ku në mëngjes Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë të mbyllur për ta konfirmuar ose hequr iniciativën për ndryshime në ligjin për amnisti.

Portalb më poshtë ua sjellë ngjarjen në Kronologji. /Portalb

***********************************************************************

21.20 – Situata është e qetë, protestuesit do ta kalojnë natën në rrugë.

20.40- Protestuesit rikonfirmuan vendimin të qëndrojnë tërë natën para Gjykatës Kushtetuese. Situata është e qetë. Protestuesit kanë program dhe bëjnë komedi si që mund ta shihni nga fotoja e dërguar nga gazetari i Portalb-it nga terreni.

20.09 – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili gjendet mes protestuesve tha se kontra-protesta është një akt i pafytyrë dhe absurd i atyre që e udhëheqin vendin për të grindur popullin njëri me tjetrin

“Secili njeri që ka pak vetëdije e di që shoqatat jo-qeveritare në kohë e caktuan protestën e qetë që nga e enjtja. Të protestojnë edhe njëherë me porosinë se Gjykata Kushtetuese duhet ti mbrojë ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Kontra-protesta është një akt i pafytyrë dhe absurd i atyre që e udhëheqin vendin për të grindur popullin njëri me tjetrin. Por këtë nuk do e lejojmë. Protesta do të jetë e qetë ndërsa të gjithë shpresojmë që Gjykata do të veprojë drejtë” tha Zaev.

20.00- Kontra-protestuesit e kanë bllokuar urën e gurit. Në të gjitha anët e Gjykatës Kushtetuese ka forca të mëdha të policisë.

KONTRA-PROTESTUESIT
Vendi qe ka siguruar policia për ti ndarë protestuesit mos përleshen

19.50- Petrit Saraçini mban fjalim para protestuaesve duke kërkuar nga policia që të krijojë kushte për të protestuar qytetarët që kanë dalur ta mbrojnë Kushtetutën. Ai thotë se nuk ndalen sonte.

“Matanë kordonit policorë gjenden kontra-protestues kundër vullnetit të tyre, të kërcënuar të qëndrojnë aty. Pushteti në këtë mënyrë do që qytetarët të ndeshen mes veti, njejtë sikur me 24 dhjetor 2012” thotë Saraçini, transmeton Portalb.mk.


19.31- Policika ka krijuar tampon zonë në mes protestuesve dhe  vendit ku gjenden kontra-protestuesit. Protestuesit kundër vendimit të Gjykatës i ka ndalur te Muzeu i Holokaustit ndërsa kontra-protestuesit janë mu para Gjykatës Kushtetuese. Të dy palët kanë lëshuar muzikë. Forca të mëdha policore dhe autoblinda qëndrojnë në mes dy palëve. Autoblinda ka edhe para objektit të Gjykatës Kushtetuese. Mes protestuesve ka figura politike të LSDM-së dhe partive tjera politike maqedonase. Partitë shqiptare nuk protestojnë.

19.25 – Forcat speciale e kanë rrethuar Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e gjykatësve.

19.10– Protestuesit kaluan selinë e VMRO-së me fishkëllima. Situata e qetë. Policia mban kontrollin.

 

 

19.00 – Protestuesit me thirrje “Dorëheqje” janë larguar nga Kuvendi i Maqedonisë në drejtim të Gjykatës Protestuese ku gjenden kontra-protestuesit.  18:50 – Mijëra protestues me thirrje “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” i janë afruar zyrës së Presidentit Ivanov të cilit i kanë bërë thirrje të reagoj në lidhje me ligjin për amnesti. Disa nga protestuesit kanë ngjitur parrulla nëpër dritaret e zyrës së Presidnetit, në të cilën ironizohet figura e Ivanovit dhe mes tjerash shkruhet “Ivanov ku e ke popullin”.

Protestuesit janë drejtuar tanimë drejt Kuvendit të Maqedonisë të cilin e kanë rrethuar forca të mëdha policore.

18:32 – Mijëra protestues janë mbeledhur para Qeverisë me thirrje kundër pushtetit. Në këto momente pritet që të njejtët të largohen nga qeveria për tu drejtuar drejt zyrës së presidentit Gjorge Ivanov pastaj para Parlamentit dhe në fund të stacionohen para Gjykatës Kushteteuse.

18:30 – Petrit Saraçini nga paltforma “Hajde”, ka bërë thirrje që MBP-ja të siugroj kushte dhe kontra protestuesit të largohen nga vendi ku protestuesit e tanishëm e kanë paralajmëruar të njejtën para Gjykatës.

Siç theksoi Saraçini, vepra apo kontra protesi i qytarëve që sipas tij janë të kërcënuar që të dalin në kontra protestë është jo-ligjore. Ai pohon se protesta e sotme do te jetë paqësore dhe në menyrë dinjitoze do të shprehin revoltin kundër Gjykatës Kushtetse për vendimin për lgijin për amnesti.

18:00 – Ka filluar protesta para Gjykatës Kushtetuese e thirruar nga platforma qytetare “Hajde” dhe mbështetuar nga disa parti politike për të protestuar kundër iniciativës për Ligjin për Falje, gjë që do t’i mundësojë presidentit të shtetit të falë persona të lidhur me krim zgjedhor dhe vepra të tjera të rënda penale.

“Nuk ka drejësi nuk ka paqe”, “Gruevski kriminel”, “Gruevski-Çausevski”, ” Vdiq Kushtuta”, “Vdiq drejtësia” – këto janë vetë disa nga thirrjet të cilët i mbajnë në pankartat e tyre mijëra protestues, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për amnisti, për të cilin ligj, institucioni në fajlë në seancë me dyer të mbyllura nesër do të vendosë, raporton Portalb.mk

Përndryshe ligji për amnisti kryetarit të shtetit i jep kompetenca që t’i lirojë personat e burgosur për mashtrime zgjedhore dhe pedofili./ Portalb

Exit mobile version