Site icon PORTALB

Avramopoulos viziton refugjatët në Idomeni

Refugjatët në Idomeni

Një delegacion i kryesuar nga ministri i Emigracionit të Greqisë Ioannis Mouzalas dhe Komisioneri për Shtetësinë, Migrimin dhe Punët e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos ka vizituar sot një kamp refugjatësh në kufirin greko maqedonas, në Idomeni, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni ka vizituar çadrat e ngritura nga institucione të ndryshme ndërkombëtare si dhe kanë marrë informacione për gjendjen e fundit.

Ndërkohë pas vizitës kryesuesit e delegacionit zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Në fjalën e tij Avramopoulos tha se ndodhet aty për të dhënë mesazhin se Europa që prej fillimit të krizës ndodhet aty dhe se ata do të vazhdojnë të ndihmojnë këta njerëz që jetojnë në kushte të jashtëzakonshme në këtë vend.

Duke i bërë thirrje të gjitha vendeve të Europës për të qenë në bashkëpunim si dhe për të marrë përgjegjësitë që iu takojnë Avramopoulos tha: ”Të gjitha vlerat tona janë në rrezik. Europa duhet të vërë në veprim sa më parë projektet që ka për zgjidhjen e këtij problemi”.

Nga ana tjetër duke i’u referuar kalimeve të paligjshme Avramopoulos tha: ”Refugjatët duhet të përdorin rrugët ligjore për të arritur synimet e tyre. Në të kundërtën ata rrezikojnë të bien preh e abuzimeve të trafikantëve të qenieve njerëzore”.

Duke nënvizuar se janë ngritur kampe të tjera në Idomeni Komisioneri për Shtetësinë, Migrimin dhe Punët e Brendshme të BE-së shtoi: ”Pak kilometra nga këtu janë ngritur disa kampe të tjera në të cilët kushtet janë shumë më të mira dhe ku mund të ju plotësohen shumë kushte”.

Avramopoulos në vijim të fjalës së tij tha se janë duke punuar për strehimin e 6 mijë refugjatëve të tjerë dhe në vazhdim duke iu referuar Samitit që pritet të organizohet në Bruksel u shpreh ”Shpresojmë që të ketë përparime në bisedimet me Turqinë. Turqia është një aktor shumë i madh në këtë rajon dhe për dërgimin në rrugë ligjore të refugjatëve në destinacionin përfundimtarë të tyre duhet një bashkëpunim me këtë vend”.

Në përfundim të fjalës së tij ai iu bëri thirrje edhe një herë refugjatëve që të respektojnë ligjet dhe rregullat e Greqisë si dhe ato të BE-së.

Exit mobile version