Site icon PORTALB

Janeva zbardhë statistika të reja për numrin e personave që janë nën hetim (DOKUMENT)

Prokuroria Speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokuroria Speciale pas marrjes së statistikave nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë për lëndët që dalin nga përgjimi i bisedave telefonike në mënyrë ilegale, deri te Prokuroria Publike ka paraqitur kërkesa për 5 lëndë, njofton Portalb.mk.

Në periudhën raportuese nga themelimi i Prokurorisë Speciale deri më 15.03.2016 në regjistrin e PSP-së për hetime, janë regjistruar gjithsej 30 lëndë, kundër 80 personave, nga të cilët 29 lëndë gjatë vitit 2015; kundër 77 personave dhe 1 lëndë gjatë vitit 2016 kundër 3 personave. Struktura sipas veprave penale kundër 80 personave janë:

10 personat e fundit të tabelë janë të dyshuar për përfshirje në dy vepra penale.

Në regjistrin e PSP-së për periudhën raportuese janë regjistruar gjithsej 120 lëndë, nga të cilët 50 lëndë gjatë vitit 2015, ndërkaq 70 gjatë vitit 2016, njofton Portalb.mk.

Procedurat parahetimore kanë të bëjnë me materialet të cilët dalin nga përgjimet e paligjshme, mashtrimet zgjedhore, financimi i paligjshëm i mediave, keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare, fshehje e tatimit, larje parash, vepra të ndryshme korruptive etj.

Materialet që ia ka dorëzuar LSDM-ja Prokurorisë Speciale:

Më 30.12.2015 nga ana e LSDM-së deri te Prokuroria Speciale është dorëzuar një hard-disk dhe gjashtë pako me transkripte në të cilën në formë të shkruar të cilat pasi janë marrë janë vendosur në kuti të depozitave të sigurisë (sef) që i përmbushin standardet e sigurisë për ruajtjen e materialeve të këtij llojit.

Paratë që i ka harxhuar Prokuroria Speciale deri më tani:

Mjetet për punën e Prokurorisë Speciale për vitin 2015 janë siguruar me vendimin për ndarjen e mjeteve të votuar më 02.11.2015 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 63.420.428.00 denarënjofton PSP në raportin e saj të publikuar sot njofton Portalb.mk.

Mjetet nga Plani Financiar për vitin 2015 të cilat nuk janë harxhuar deri më 31.12.2015, gjegjësisht 49.877.757.00 denarë, janë tërhequr në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas të dhënave të llogarisë përfundimtare për vitin 2015, nga mjetet e miratuara deri në fund të vitit 2015 janë harxhuar 13.542.671.00 denarë ose 21.4% nga buxheti i përgjithshëm, njofton Portalb.

Plani Financiar për vitin 2016 të Prokurorisë Speciale është përgatitur në bazë të nenit 16 të paragrafit 2 nga Ligji për prokurori Speciale, dhe i cili do të ketë vlerë prej 253.682.112.00 denarë.

Në raportin e PSP-së gjithashtu tregohet se institucioni në fjalë përballet me obstruksionet në punën e saj. Kjo është vetëm ripërsëritje e qëndrimit sepse kujtojmë se Prokuroria Speciale, më 2 mars, 2016, propozoi ndryshimin e Kodit Penal dhe futjen e veprës së re penale – pengim të drejtësisë, e cila do të jetë në krye të veprave penale kundër gjyqësorit.

Raporti i Prokurores Speciale Katica Janeva do të shqyrtohet në seancë plenare të Kuvendit më 28 mars.

“Më 21 mars, Raporti do të jetë në rend dite në Komisionin e Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive”, kanë informuar nga Kuvendi i Maqedonisë. /Portalb

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtu: Raporti i Prokurorisë Speciale

LEXO: Janeva e dorëzoi raportin për gjashtë muajt e parë nga puna e saj

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

LEXO: Ja si e komentojnë deklaratën e Janevës Gjykata dhe Prokuroritë

Exit mobile version