Site icon PORTALB

(FOTO) Kontra-protestuesit nisin protestën para Gjykatës Kushtetuese

Kontra-protesta para Gjykatës Kushtetuese

Dhjetëra njerëz në mesin e të cilëve edhe këshilltarë të Komunës Karposh janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast përreth Gjykatës Kushtetuese po vendohen tenda, transmeton Portalb.

Kryetari i Komunës Karposh dhe lideri i partisë GROM Stevço Jakimovski dje ka paralajmëruar se do të organizojnë tubim me qëllim mbështetjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Qasja deri te Gjykata Kushtetuese është e ndaluar dhe ka prani të madhe të forcave policore.

Kontraprotesti i GROM-it ishte paralajmëruar pasi që platforma qytetare Hajde njoftoi se ora 18, sot, do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese kundër punës jo kushtetuese të këtij institucioni.

Protesta do të fillojë para ndërtesës së Qeverisë, do të vazhdojë para zyrës së kryetarit Ivanov, pastaj te Kuvendi dhe do të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese./Portalb

Exit mobile version