Site icon PORTALB

Deputetët kosovar me 34 mijë euro të ardhura

Deputetët kosovar me 34 mijë euro të ardhura

Deputetët kosovar me 34 mijë euro të ardhura

Deri në 34 mijë euro i marrin brenda vitit deputetët e Kuvendit të Kosovës në emër të pagave, pjesëmarrjes në komisione, seanca plenare, shpenzimeve të udhëtimeve etj.

Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, mesatarja e të ardhurave mujore të ligjvënësve kosovarë kalon shifrën prej 2800 euro, përderisa disa prej deputetëve ankohen se të ardhurat e tyre, krahasuar me drejtuesit e kompanive publike, janë dukshëm më të ulëta.

Në “top-listën” e deputetëve me më shumë të ardhura për vitin që lamë pas janë: Enis Kervan me 33 mijë e 870 euro të ardhura bruto, Petar Miletiq me 32 mijë e 783 euro, i cili pasohet nga Safete Hadergjonaj e PDK-së me 32 mijë e 102 euro, pastaj Alber Kinolli me 32 mijë e 45 euro, Ardian Gjini i AAK-së me 31 mijë e 778 euro, Arben Gashi i LDK-së me 31 mijë e 683 euro, Jelena Bontiq me 31 mijë e 899, Rasim Demiri me 30 mijë e 897 euro dhe Goran Marinkoviq me 30 mijë e 68 euro etj.

Deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Financa, thotë se çështja e pagesës së deputetit është e rregulluar me rregullore dhe gjithçka është brenda atyre rregullativave.

“Ato që më kanë takuar i kam marrë, por asnjë cent që nuk më ka takuar dhe që nuk është e paraparë me rregullore nuk e kam marrë. Edhe nëpër seanca dhe komisione, ku edhe jam kryetare kam qenë e rregullt dhe se kam asnjë mungesë, në përjashtim kur kam qenë jashtë vendit”, ka thënë ajo.(Zëri)

Exit mobile version