Site icon PORTALB

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat

Enis Baftijari

Janë bërë gati se pesëmbëdhjetë vite nga konflikti i armatosur i vitit 2001, kur shqiptarët morën armët në dorë për të kërkuar më shumë të drejta në R. e Maqedonisë. Një nga kërkesat e shqiptarëve në atë kohë ka qenë edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore dhe administratën publike të shtetit. Por, sa ka ndryshuar realisht që atëherë gjendja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë, dhe a janë arritur objektivat e dëshiruara, apo ende ngelet të punohet në këtë drejtim, kur thuhet se aktualisht përfaqësimi i maqedonasve etnikë në administratë është mbi 75%, ndërsa duhet të jetë 64%, kurse shqiptarët sipas të dhënave zyrtare janë ende larg normës së përfaqësimit të garantuar prej 25%.

Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike në administratën shtetërore dhe publike të R. së Maqedonisë, është i garantuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Marrëveshje e cila u realizua pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Garantues të saj janë BE dhe SHBA, dhe afati përfundimtarë për implementimin dhe zbatimin e saj ka qenë viti 2004.

Kjo marrëveshje është politike, por është reflektuar dhe inkorporuar në sistemin juridiko-kushtetues të vendit. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me kushtetutë është garantuar përfaqësimi i bashkësive etnike me norma konform përqindjes së tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë së shtetit. Me qëllimin e implementimit të M.O-së, është themeluar edhe institucioni qeveritar “Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”. Por më duhet të potencoj, se edhe përkundër faktit se kjo marrëveshje është e garantuar nga faktori ndërkombëtarë dhe është inkorporuar në kushtetutë dhe është obligative për t’u respektuar nga të gjitha institucionet, gjendja nuk është shpresëdhënëse. Sot gati se 15 vite nga nënshkrimi i saj, shqiptarët mbeten ende larg normave të garantuara me kushtetutë dhe akte ligjore, për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Disa nga problemet në të cilat hasë në zbatim e sipër kjo pjesë e M.O.-së, janë:

Këto janë vetëm disa pasoja që dalin nga mos respektimi i M.O.-së, por përveç pasojave duhet analizuar edhe shkaqet që sjellin deri te këto defekte të këtij procesi. Siç e ceka edhe më lartë, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është i garantuar me marrëveshje politike dhe me kushtetutë, për zbatimin e të cilit janë të obliguar përfaqësuesit politik shqiptarë në pushtet. Por ne kemi një situatë paradoksale, ku me analizimin e këtyre problemeve merret më shumë sektori civil, se sa ato që janë të zgjedhur për ti çuar para këto procese. Edhe pse afati përfundimtar i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit ishte viti 2004, partitë shqiptare në pushtet gjatë këtyre 15 viteve (BDI dhe PDSH) janë dëshmuar të papërgjegjshme dhe inferiore përballë detyrës dhe misionit të cilin është dashur ta realizojnë. Kështu që niveli i përfaqësimit të shqiptarëve ende është shumë më i ulët, se sa është i garantuar me kushtetutë.

Kjo gjendje dëshmon se Maqedonia nuk është shtet i së drejtës, se këtu nuk ka sundim të ligjit, por një shtet “i kapur” nga partitë në pushtet, që kanë instaluar një sistem autoritar dhe klientelistë. Në këtë sistem kush është me partinë, mund që t’i shkelë dhe të mos i respektojë ligjet dhe të kalojë i pandëshkuar, sepse pikërisht këtë e bënë vetë partia në pushtet.

Për këtë dikush duhet të jep llogari!

Exit mobile version