Komunikacioni në të gjithë rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës po bien në kalimin malor Bukovë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
LAMM informon se sot në mesditë shoqata e prodhuesve të orizit “Bello Zllato” do të bëjë bllokim të rrugës magjistrale Koçan – Shtip, në fshatin Obleshevë.
Ende është aktive ndalesa për qarkullim unaza Manastir-Resnjë në 70+300 km, ku ka rrëshqitje të dheut. Komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa si alternativë është orientuar përmes Manastirit, njofton MIA.
Vazhdon ndërprerja e komunikacionit edhe në rrugën komunale fshati Pollogu i Poshtëm – fshati Obleshevë para lumit të Koçanit për shkak të kanalit të bërë për kullimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Në aksin P1404 Marvinci-Balinci-Brajkovci, nën nënkalimin tek qarkorja Marvinci për shkak të derdhjes së kanaleve ka ujë në rrugë. Rekomandohet përdorim i aksit alternativ Udovë-Vallandovë-Gjevgjeli dhe anasjelltas. Ekipet nga NP Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin dhe normalizimin e komunikacionit.