Site icon PORTALB

Statistikë shokuese e Ronaldos, preku vetëm 28 herë topin ndaj Las Palmas

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i dobët në fushë në ndeshjen ndaj Las Palmas ku preku topin vetëm 28 herë gjatë gjithë ndeshje duke shënuar kështu rekordin më të dobët sa i përket participimit të tij në një ndeshje këtë sezon.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, ndeshja e Cristiano Ronaldos, me më së paku prekje topi gjatë këtij sezoni ishte 21 shkurti ndaj Malagas, ku ai preku topin vetëm 37 herë gjatë ndeshjes.

Duket e pabesueshme, por Cristiano preku topin vetëm 28 herë në këtë ndeshje, duke dhënë kështu një tjetër sinjal për Zinedine Zidane se portugezi nuk mund të luajë si 9’sh, pasi në atë pozitë luajti ndaj Las Palmas.

Exit mobile version