Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje lokale të shiut në pjesën jugore dhe atë perëndimore. Gjatë ditës në vendet ultësinore do të fryjë erë jugore, ndërkaq në vendet më të larta malore do të ketë edhe reshje të dëborës, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 9 deri 13 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare, ndërkaq kushte për reshje të shiut nuk pritet të ketë. Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Exit mobile version