Site icon PORTALB

Vajzat e Presidentëve…më tërheqëset anembanë botës (FOTO)

Bijat e presidentëve

Bijat e presidentëve

Disa pritje të rëndësishme nisin si gjithë të tjerat, me idenë që si gjithmonë vëmendja do jetë te Presidenti, ato që ai do të thotë, qëndrimi, shprehjet e goditura, por ja që është dikush që ia rrëmben gjithë vëmendjen.

Muaj më vonë nga hera e fundit kur janë shfaqur, të bijat duken më të rritura, me pamje elegante dhe sigurisht që rrëmbejnë gjithë sytë dhe komentet. Siç ndodhi me Malia dhe Sasha Obama-n në darkën presidenciale, javën e kaluar që ishte e para që ato merreshin me vete, bashkë me prindërit.

Por ne mund të kujtojmë menjëherë, në një temë si kjo, të bijat e bukura dhe elegante të ish-Presidentit shqiptar Bamir Topi, Nada dhe Etida. Nada është martuar para pak vitesh dhe tashmë është bërë nënë.

Por edhe vajzën e Presidentit aktual Bujar Nishani, Fiona që ishte në moshën e adoleshëncës së hershme kur i ati u zgjodh president dhe është duke krijuar silhuetën dhe profilin e një vajze shumë tërheqëse.

Ja disa nga bijat më të bukura të presidentëve, anembanë botës.

Malika Bongo Ondimba

Malika, vajza e Presidentit të Kongos, Ali Bongo Ondimba, është e përfshirë në organizata humanitare dhe kujdeset për çështjet e njerëzve në nevojë, veçanërisht  gratë dhe fëmijët.

Zahra Buhari

Vajza 21 vjeçare e Presidentit të Nigerisë Muhammadu Buhari, është e njohur për pamjen e saj por edhe historinë e përfolur të dashurisë me guvernatorin e Zamfara-s që ajo e ka mohuar. Studente e mikrobiologjisë në Angli, ajo është e angazhuar edhe në disa misione sociale.

Gulnara Karimova

Vajza 43 vjeçare e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov. Diplomate, pedagoge dhe dizajnere bizhuterish, me disa çështje të hapura për korrupsion. Një grua e parezistueshme me pak fjalë.

Jenna dhe Barbara Bush

Dy binjaket e Bush-it, të tërhequra por gjithsesi, jo pa vëmendje. Barbara merret me shëndetin publik, ndërsa Jenna është mësuese, gazetare dhe autore librash, në SHBA.

Dhe në fund Antonia

E bija trevjeçare e Presidentit të ri të Argjentinës, Mauricio Macri, të zgjedhur vitin e kaluar, por ju po shihni mamanë e saj. Nuk keni faj aspak, është një ish-modele libaneze.

Exit mobile version