Site icon PORTALB

KSHZ të mërkurën do të tregojë sa votues janë të dyshimtë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pasnesër, gjegjësisht të mërkurën do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë rezultatet e kryqëzimit të të dhënave të votuesve të dyshimtë, të cilën IT-ekspertët e kanë bërë dy javë, njofton Portalb.

Nga KSHZ bëjnë të ditur se qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë e paraqitjes së parregullsive që i kanë hasur në listën zgjedhore, mund ta bëjnë nëpërmjet zyrave rajonale dhe ato të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, sepse tanimë denoncimi online është i mbyllur.

“KSHZ njofton publikun se raporti për rezultatet e fituara nga hulumtimi i ankesave do të rishikohet ne seance publike me 16 mars. Menjëherë me pas do ë organizohen aktivitetet e verifikimit të të njëjtave në teren. Të gjithë qytetarët që nuk kanë shfrytëzuar rastin të paraqesin parregullsi, kanë mundësi ta bëjnë atë në zyrat e KSHZ-së”, thonë nga KSHZ.

Që nga dita e publikimit të Listës zgjedhore në ueb faqe me të dhënat : emri, mbiemri dhe adresa e votuesve, deri më sot mundësinë për lajmërimin e parregullsive e kanë shfrytëzuar gjithsej 5 mijë qytetarë. /Portalb

LEXO:  KSHZ mbyll opsionin e lajmërimit të parregullsive online

 

Exit mobile version