Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim prokuroreve ‘speciale’ në Maqedoni, duke e paraqitur luftën e tyre të pa kompromis ndaj shtetit mafioz dhe kriminal.
Elita politike në Maqedoni është e përfshirë në aktivitete kriminale, bëhet fjalë për mashtrime zgjedhore, përgjime dhe korrupsion.
Hetimet i ka filluar Prokuroria Speciale. Tri prokuroret kryesore janë popullarizuar për guximin e tyre, shkruan gazeta, në të artikull me titull “ Prokuroret e paprekura kundër shtetit mafioz në Maqedoni”.
Prokurorja kryesore, Katica Janeva thotë se, “Drejtësia do të fitoj. Ndjehem e lirë dhe e fortë, sepse Kushtetuta dhe ligjet janë në anën time. Nëse të tjerët heshtin, unë do të flasë”.
Shpiegel fletë edhe për guximin e prokurores shqiptare Fatime Fetai, e cila para opinionin e prezantoi rastin e parë “Titanik”, ku bëhet gjalë për mashtrime zgjedhore nga ana e “një grupi të organizuar kriminal” i përbërë nga ministra dhe zyrtarë të shtetëror.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: Mazedonien: Die Unbestechlichen gegen den Mafia-Staat