Kënga dhe hiti që i hapi rrugët drejt një suksesi ndërkombëtar, shumë shpejt i kaloi pritshmëritë edhe të vetë këngëtares Era Istrefi. Pas një kontrate të nënshkruar me UltraMusic, u lajmërua se “Bonbon” nuk do të jetë më në YouTube në version shqip.
Dhe menjëherë, Era ka nisur nga puna. Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Era ka treguar se shumë shpejt varianti i “Bonbon” do të vijë në anglisht. Natyrisht, gjatë regjistrimit për këngën e re, bashkë me Erën janë duke punuar edhe bashkëpunëtorët e saj të huaj.
#bonbon english version coming s00n ??@jensonvaughan @bigbangbeats
A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on