Site icon PORTALB

Filloi Panairi i fustanave të nusërisë në Shkup (FOTO)

Në Shkup filloi Panairi i gjashtë me radhë i fustanave të nusërisë, i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në muajin mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është panairi i vetëm tre ditor në Maqedoni i cili mundëson që çiftet e reja në të njëjtin vend të gjejnë diçka për të cilën kanë nevojë në përmbushjen e ëndërrës së tyre.

Sipas organizatorëve, ekspozuesit të cilët janë vendosur në të dyja sallat në hotelin Aleksandar Palace, do të kenë mundësi ta prezantojnë programin e tyre, i cila ka të bëjë në aspekte të ndryshme në organizimin e ceremonisë së dasmës.

Do të mund të shihen linjat e reja të fustanave të nusërisë, kostumet për meshkuj, fotografi, stoli dhe ëmbëlsira. Në kuadër të ngjarjes janë organizuar edhe shfaqje të modës në më shumë atelie të modës.

“Në panairin e gjashtë të këtij viti të fustanave të nusërisë ka 40 ekspozues që është një numër i mirë dhe një zgjedhje e mirë për të gjithë vizitorët që vijnë për të zgjedhur atë për të cilën ata kanë nevojë. Sa i përket kretaorëve të modës të cilët u prezantuan në ceremoninë e hapjes, janë 12 kreatorë të modës, ndërsa këtu janë Elena Luka, Atele Forever, Atele Diva, Mila Kadriu, Elizabeth Design, Dea Sposa, Nena Koneli, Atele Pepika, Atele Lebed, Drama Bridal si dhe kostume e meshkujve nga Tives dhe Sinjori”, tha Ivana Ilievska.

Sipas saj, vizitueshmëria është shumë e mirë, pasi nga fillimi i Panairit e deri më sot, numri i vizitorëve është në rritje, që do të thotë se ky panair është i suksesshëm dhe e kënaq shijen e secilit vizitor.

Hyrja në panair kushton 60 denarë, ndërsa blihet në vend dhe ku jepet edhe një kupon që mundëson zbritje gjatë gjithë vitit tek ekspozuesit. Panairi është i hapur për vizitorët deri nesër në ora 21.

Exit mobile version