Ministri për Transport dhe Lidhjeve Mile Janakieski, sot paralajmëroi lëshimin elektronik të pajtueshmërisë për planet urbanistike.
Siç tha ai, me këtë maksimalisht do të lehtësohet dhe përmirësohet procesi i punës dhe efektiviteti gjatë procesit të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe implementimi i Ligjit për ndërtim.
Janakieski, bëri thirrje që komunat sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojnë lëndët në pjesën e legalizimit dhe implementimit të Ligjit për ndërtim në interes të qytetarëve.
Janakieski, informoi për projektet infrastrukturore, të cilat i realizon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me theks të veçantë në projektet për përmirësimin e rrjetit rrugor në vend, infrastrukturën komunale, si dhe projektet nga sektori hekurudhor.