Site icon PORTALB

Ja sa milionë euro jep BE-ja ndihmë për Maqedoninë!

Refugjatët

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq njoftoi për Alsat M se Bashkimi Evropian ka siguruar 50 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për ballafaqimin me krizën e emigrantëve. Deklarata me shkrim tregon rregullat sipas të cilave Komisioni Evropian transferon para për këtë qëllim janë shumë të ashpra.

“Një çështje e rëndësishme për të cilën autoritetet duhet të jenë të vetëdijshëm është se rregullat rreth asaj se si ne i përdorim paratë e taksapaguesve janë shumë të ashpra. Ne paratë e Bashkimit Evropian nuk i transferojmë direkt në llogaritë e qeverive, por i paguajmë sipas qëllimit, mbështesim apo financojmë logjistikë ose aktivitete bazuar në nevojat e identifikuara”, u shpreh Maja Koçijançiç.

Exit mobile version