Site icon PORTALB

Barazohet shkalla e lindjeve dhe vdekjeve në Maqedoni

Shkupi

Shkupi

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të statistikave numri i lindjeve të foshnjave nga viti 2014 deri në vitin 2015 ka shënuar rritje të vogël, përkatësisht për 458 fëmijë më shumë.

Gjendja me natalitetit është për t’u shqetësuar se popullata në Maqedoni po plaket, njofton TV 21.

Sipas Entit për statistika për tre muajt e fundit të vitit 2015 lindje më të mëdha të foshnjave ka pasur Shkupi me 1650, ndërsa më pas vijojnë Tetova me 301 dhe Kumanova me 298 lindje. Kurse me numër më të vogël janë Demir Kapija me Dojranin me 8 fëmijë, Vevçani me 4, dhe Lozova vetëm 2 lindje.

Exit mobile version